Vjen reagimi i Sinanit pas lajmit të dorëheqjes së Sami Salihut nga pozita e Kryetarit të Kuvendit
Vjen edhe reagimi i parë nga opozita në lidhje me zhvillimet e fundit pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Komunal në Preshevë.
Kryetarja e PVD’së, znj.Ardita Sinani përmes një statusi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka komentuar dorëheqjen e Salihut duke thënë se
“kjo e vërteton se kishim të drejtë në kundërshtimin tonë sepse kjo qeverisje lokale ishte e dëmshme për interesin e përgjithshëm” shkroi znj.Sinani, përcjell Ministria e Lajmeve.
Reagimi i plotë i kryetares së PVD’së:
Lajmi i dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Komunal, z. Sami Salihu dhe dalja e tij nga koalicioni qeverisës në Preshevë vërteton se kishim të drejtë në kundërshtimin tonë sepse kjo qeverisje lokale ishte e dëmshme për interesin e përgjithshëm!
Presheva meriton më mirë!
Koha e Shqiprim Arifit ka perënduar!
Fund pushteteve në shërbim të pasurimit të një njeriut dhe të njerëzve të tij të afërt!
Presheva duhet të udhëhiqet me qeverisje të përgjegjshme, larg krimit të organizuar e korrupsionit dhe me duar të pastra.
Për të gjithë!
Me respekt,
Ardita SINANI