Vjen reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë
Sot qeveria në mbledhjen e qeverisë Hoti, u hoq masa e reciprocitetit me Serbinë.
Pas kësaj ka ardhur reagimi i ashpër i Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani.
Osmani thotë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë shkruan GB.
Postimi i plotë:
Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.