Të fundit

Vjen dhe reagimi i Salihut për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë

Kreu i Lëvizjes për Reforma Sami Salihu ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit dr.Driton Salihun në Preshevë. Z.Salihu konsideron se po bie këmbana e fundit që politika e Luginës të bëhet unike karshi veprimeve të qendrës në Beograd

Ja dhe reagimi i plotë i Salihut pa ndërhyrje :

Qytetarë të nderuar të Komunës së Preshevës
Duke qenë se dje ishte ditë rivotimi në Komunë të Preshevës, duke u munduar të jem korrekt me kundërshtarët politik duke mos e thyer heshtjen zgjedhore, REAGIMIN ndaj fenomenit të shkarkimit të kuadrove shqipëtar nga institucione publike e kam lënë për sot.
Është i papranueshëm veprimi që ministrat e Qeverisë Bërnabiq, e që kontrollohen nga presidenti Vuçiq , të shkarkojnë drejtor të institucioneve publike, konkretisht drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.
Politikat diskriminuese ndaj udhëheqësve institucional shqipëtar të Preshevës por edhe të Luginës duhet të ndalohen! Përkundrazi, Republika e Serbisë meqë është në proces të negociatave me BE, e disa nga shtyllat e këtyre negociatave janë mosdiskriminimi i pakicave kombëtare si dhe decentralizimi i saj, Serbia në vend që të tregojë që është shtet me aspirata europiane, po tregon që veprimet e saj janë në të kundërtën e rrugës Europiane. Ajo po na diskirminon qoftë në punësime në institucione publike, siç është rasti i fundit i pranimit të gjyqtarëve në Bujanoc dhe në Vranjë, por qoftë edhe me politikat centralizuese e diskriminuese siç është rasti i shkarkimit të drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit.
Do të doja ta përmbyll këtë reagim me mesazhin edhe ndaj politikës lokale në Preshevë por edhe në Luginë sepse eshtë këmbana e fundit që politika e Luginës të bëhet unike karshi veprimeve të qendrës në Beograd, por edhe unike ndaj kërkesave ndaj Qeverisë. Çdo lloj fryme përçarëse është e papranueshme dhe shërben vetëm në destabilizimin dhe nënvlerësimin e faktorit politik të Luginës.