Vizita në Beograd, presidenti çek: Po shohim mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës
Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, ka mbërrtiur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Në konferencë për mediat, të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji.
“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen”, ka shtua tutje presidenti çek.
Zeman ka thënë se shpreson që të marr përkrahje Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman.