Teknologji

vivo lanson smartfonin e ri me tri kamera, 6GB RAM e çmim të lirë

Kompania kineze e teknologjisë, vivo, ka lansuar smartfonin më të ri me specifika të fuqishme.

Fjala është për vivo U3, i cili vjen me ekran 6.5-inç FHD+ me prerje (notch) për kamerën për ‘selfie’ prej 16 megapikselë, shkruan gsmarena. Në anën e pasme, gjendet skaneri për gishta dhe tri kamera (16+8+2) të vendosura vertikalisht.

Gjithashtu, U3 vjen edhe me procesorin Snapdragon 675 SoC, 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe punon me sistemin operativ Funtouch OS 9, i bazuar në Android Pie, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me veçoritë si Multi-Turbo, Game Space dhe asistentin digjital AI të kompanisë – Jovi.

vivo U3, po ashtu, vjen me bateri të fuqishme prej 5,000 mAh e cila ofron mbështetje për mbushje të shpejtë prej 18W, si dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kaltër dhe të gjelbër; dhe me dy versione të memorieve – 4GB/64 me çmim prej rreth 125 euro dhe 6GB/64GB prej rreth 150 euro.

Para-porositë për U3, në tregun kinez, do të fillojnë nga nesër, 21 tetor, përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë. Por për tregun ndërkombëtar ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion.