Lajme

Vitin e ardhshëm në Serbi pritet të ketë zgjedhje të reja në të gjitha nivelet

Zgjedhjet në Serbi ka shumë të ngjarë të mbahen njëkohësisht në të gjitha nivelet, nga 20 marsi deri më 3 prill të vitit të ardshhëm.

Kështu mund të dëgjohej dje në raundin e dhjetë të dialogut ndërpartiak, në të cilin mori pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan B92.

Ky takim ishte i rëndësishëm sepse është një lloj përmbledhje e nëntë takimeve të mëparshme, dhe bazuar në deklaratat e pjesëmarrësve në dialogun e deritanishëm, shumica e njerëzve folën për përfaqësimin në media, por edhe për ndryshimin e procesit zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve.

Një burim i gazetës Blic që mori pjesë në takim thotë se biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe se u shpreh vullneti për të përmbushur kërkesat e opozitës.

“Bazuar në gjithçka që është thënë, duket se qeveria është gati të bëjë lëshime për gjithçka që mund të dëgjohej deri më tani, përfshirë marrëveshjen për regjistrimin e popullsisë.

U tha se zgjedhjet në të gjitha nivelet duhet të mbahen në të njëjtën kohë, në periudhën nga 20 marsi deri më 3 prill.

Ne gjithashtu prekëm temën e financimit të fushatës, dhe se është e vështirë të mbash shënim kostot me sistemin aktual të financimit, pasi 20 përqind e fondeve të planifikuara buxhetore shpërndahen në mënyrë të barabartë në parashtruesit e listave të votuara, dhe pastaj pjesa e mbetur prej 80 përqind për ata që kaluan pragun, në përpjesëtim me mandatet. U tha që kjo përqindje duhet të zhvendoset, që dorëzuesit e listave të deklaruara do të merrnin më shumë para”, ka thënë burimi kazetës Blic, transmeton LajmiAL.

Sipas bashkëbiseduesit, në këtë takim është folur edhe për shkurtimin e fushatës funksionare, por edhe për gjëra specifike në lidhje me ditën e zgjedhjeve.

“Duhet të mbahet një trajnim i përbashkët i vëzhguesve të zgjedhjeve, dhe përveç noterëve, edhe vërtetuesit komunal do të jenë në gjendje të verifikojnë nënshkrimet e mbledhura. Sasha Raduloviç nga lëvizja DJB kërkoi që lista zgjedhore të jetë e ngjashme me listën e MPB-së, dhe në parim ashtu mbeti se mund të jetë e aplikueshme.