Vitia jep lajmin e mirë, Kosova dje dhe sot fatmirësisht nuk ka shënuar asnjë rast me COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se gjendja e pacientëve nga 20 sa janë te prekur është e mirë. Sot arrijnë edhe respirator dhe 130 respiratorët qe kemi në dispozicion fatmirësisht asnjëri deri me tani nuk është përdorur përcjell KosovaPost.
“Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe IKSHPK, ne do të mundohemi gjatë gjithë kohës të parandalojmë përhapjen e virusit në vendin tonë, ashtu siç jemi munduar deri më tani. Të dashur qytetarë, sikur edhe ditët e kaluara ju kërkoj serish për hir te shëndetit te përbashkët ti zbatojmë masat e marra nga qeveria e Kosovës. Nuk duam nuk guxojmë dhe lejojmë qe neglizhenca ti kushtoj shëndetit të popullatës. Ju ftojmë te jemi bashkë në krye të detyrës. Ne do ju mbajmë vazhdimisht të informuar” tha Vitia./KosovaPost