Bota

VIDEO‘Lavdi Ukrainës’ – Ushtarët ukrainas qëllojnë në kokë të burgosurin rus të luftës

Ushtarët e Ukrainës janë paraqitur duke qëlluar një të burgosur rus të luftës jashtë një fshati të Kievit.

Pamjet të cilat së pari u shpërndanë në Telegram, u verifikuan edhe nga New York Times, ndërsa BBC raportoi se ka konfirmuar lokacionin në veri të qytetit Dmytrivka dhe ka gjetur imazhe satelitore që tregonin trupa në tokë.

Në videon e publikuar,  të paktën tre burra, përfshirë një me plagë në kokë dhe duart e lidhura pas shpinës, mund të shihen që shtrihen të vdekur afër një burri të katërt i cili frymon rëndë me një xhaketë që i mbulon kokën.

“Ai është ende gjallë. Filmojini këta grabitës. Shiko, ai është ende gjallë. Ai po gulçon”, dëgjohet të thotë një burrë në video rusisht.

Një ushtar më pas e qëllon atë në kokë dy herë. Ai vazhdon të lëvizë, kështu që ushtari e qëllon sërish dhe më pas ai ndalon. Ushtari dëgjohet më pas: “Lavdi Ukrainës”, dhe një tjetër që vazhdon: “Lavdi heronjve”.