Videoja e kryebashkiakut duke konsumuar kokainë, Bardhi:Të ndiqet penalisht
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ku pretendohet se është duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokali.
Bardhi shprehet në reagimin e tij se, SPAK ka një mundësi reale që të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të strukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.
Teksa publikon një video ironizuese për kryeministrin Edi Rama, Bardhi shprehet se Alla duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën
Reagimi
SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!