VIDEO/ Vittorio Sgarbin e nxjerrin peshë nga salla
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në parlamentin italian. Deputeti, Vittorio Sgarbi është nxjerrrë forcërisht nga salla e parlamentit.
Me një ton të lartë, Sgarbi nisi të kritikonte ashpër ligjin e ri për drejtësinë dhe të quajë gjykatësit italianë ‘mafiozë’.
Por pas kërkesës së kryetares për të ndaluar retorikën e tij ai iu drejtua Carfagnas dhe deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi, me fjalë si, “vaffancula, stronza,troia”.
“Nuk mund të ofendohen kolegët duke përdorur fjalë të pista”, tha Carfagna.
Ashtu sic shihet edhe në video, katër deputetë të ‘Fratelli d’Italia’ dhe të ‘Lega’ e ngritën peshë atë, dy nga këmbët e dy nga krahët, mes duartrokitjeve të sallës