FutbollSporti

(VIDEO) Tottenham mposht Manchester Cityn

Tottenham ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Manchester Cityt, me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Premierligë.

Ndeshja më mirë nisi për City, pasi fituan penallti në minutën e 40’, të cilën e humbi Ilkay Gundogan, pasi goditjen e tij e priti Hugo Lloris.

Manchester City, mbeti me një lojtarë më pak në minutën e 60’, pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit të krahut Zinchenko.

Spurs kaluan në epërsi në mintuën e 63’ me sulmuesin holandez Steven Bergwijn.

Fitoren e vendasve e vulosi Son Heung-Min në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje Tottenham, ngritet në vendin e pestë me 37 pikë.

Ndërsa, Manchester City, mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, 22 pikë më pak se Liverpooli që është në vendin e parë.

PËR TI PARE GOLAT KLIKO KËTU