[VIDEO] SHBA, fillon prova klinike për vaksinën e koronavirusit
Prova klinike për vaksinën e koronavirusit filloi sot në Shtetet e Bashkuara më 16 mars.
Shkencëtarët në institutin kërkimor “Kaiser Permanente”, filluan fazën e parë të aplikimit të një vaksine të mundshme kundër COVID-19, tek vullnetarja Jennifer Haller në Seattle
Sipas një burimi anonim të lidhur me qeverinë, pjesëmarrësi i parë i provës mori sot vaksinën eksperimentale. Testimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, është duke u zhvilluar në Seattle të Uashingtonit.
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se testimi do të zgjasë një vit, deri në 18 muaj, përpara se vaksina të provohet plotësisht.
Testimi filloi me 45 vullnetarë të shëndetshmëm. Sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Qëllimi i provës së parë është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze. Pas kësaj, do të fillojë testimi më i gjerë mbi të.