VIDEO që ka pushtuar rrjetin/ Merkel nis të dridhet në takim zyrtar
Kancelarja gjermane Angela Merkel është gjendur në një situatë të pazakontë në pritjen shtetërore për presidentit e ri ukrainas, Volodimir Zelensky. Kancelarja është filmuar duke u dridhur gjatë gjithë kohës, teksa po luheshin himnet e dy vendeve.
Ajo deklaroi më pas se shkak ka qenë dehidratimi i trupit. Termometri në ato momente shënonte 30 gradë celcius. Pyetur nga gazetarët për gjendjen e saj shëndetësore, Merkel, 64-vjeç tha se e mori veten, pasi konsumoi 3 gota ujë që i kishte të nevojshme.
“Piva të paktën tre gota ujë dhe kështu tani jam më mirë”, – tha ajo. Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte mosreagimi i presidentit ukrainas Zelensky. Ai vijonte të qëndronte sikur çdo gjë pranë tij, po shkonte normalisht. Por këtë qëndrim, ai e “justifikoi’ duke thënë: “Ajo ishte duke qëndruar pranë meje dhe ishte plotësisht e sigurt”.
Video ne link: https://youtu.be/FaD2d8e4Z88?t=9