Video/ Prototipi i anijes kozmike “Space X” shpërthen gjatë lëshimit
Prototipi i një anije të re kozmike të “SpaceX” ka shpërthyer gjatë fazës së testimit.
Kompania e Elon Musk përshpejtoi kohën e lëshimit të mjetit hapësinor, por prototipi shpërtheu në zonën testuese në Teksas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës., ku u panë shtëllunga tymi dhe flakë.
Anija e quajtur “Starship” është 120 metra e gjatë dhe është projektuar që të transportojë njerëz dhe mallra deri në 100 ton për në Hënë dhe Mars.
Kompania e Musk po teston një sistem të ri motorësh që do të mundësojë ripërdorimin e anijeve kozmike, duke bërë udhëtimet hapësinore më pak të kushtueshme./Opinio