Të fundit

(Video) Posta e Kosovës përfshihet nga flakët

Posta e Kosovës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes.


Në videon e publikuar nga mediat shihet se zjarri ka kapluar pjesën lartë të Postës.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës për detaje, por ata deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë se Posta po ballafaqohet prej kohësh me probleme financiare.

Punëtorët e Postës së Kosovës nga muaji janar i këtij viti do të marrin pagat me grada të reja, ku do të ketë ulje të pagave për punëtorët e këtij insitucioni.

“Për punonjësit me gradat: 1, 2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 dhe 12 grada e re është për 10 për qind më e vogël. Për punonjësit me gradat 13,14,15,16 dhe 17 grada e re është për 15 për qind më e vogël. Pagat me gradat e reja do të aplikohen nga muaji janar, 2020. Po ashtu, ju njoftojmë se pas nxjerrjes së akteve të nevojshme do të bëhet pagesa e përvojës së punës prej 0.5 për qind, sa më shpejt që të jetë e mundshme. Kjo ndikon që ulja e pagave për shumicën e punëtorëve, sidomos e atyre me përvojë më të gjatë, të mos vërehet fare. Gjithashtu, edhe me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave nuk do të këtë ulje tjetër të pagave për gradat 1-12”, është bërë me dije në njoftimin e brendshëm të këtij institucioni për punëtorët.

Shiko : VIDEO