Lajme

VIDEO/ Marrëveshja e Prespës/ Athina në flakë, grekët përplasen me policinë

Një javë pasi në parlamentin maqedonas u votua zyrtarisht ndryshimi i emrit të ri të Maqedonisë, në Greqi ky lajm ka ngjallur sërish reagim dhe protesta. Rreth 100 mijë qytetarë raportojnë mediat greke protestuan sot në sheshin Syntagma para Parlamentit për të protestuar kundër emrit të ri.

Me pankartat: Maqedonia është Greqi, qytetarët grekë kundërshtojnë emrin e ri të Maqedonisë, që është Republika e Maqedonisë së Veriut. Protestuesit kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës dhe thonë se kjo marrëveshje është tradhti ndaj popullit grek. Për të neutralizuar turmën e njerëzve, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa raportohet për 44 të plagosur, mes tyre 20 policë.

Protesta e grekëve vjen pas marrëveshjes që u arrit mes Tsipras dhe Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë. Pas kësaj, Maqedonia quhet tashmë “Republika e Maqedonisë së Veriut, por marrëvëshja duhet të kalojë edhe në parlamentin grek.F