(Video) Histori e jashtëzakonshme: Sanije Koprani udhëheq fermën në Gjilan me 450 krerë dele e 120 krerë viça
Safete Koprani nga fshati Velekincë i komunës së Gjilanit udhëheqë femrën në këtë fshat, ku nga viti 2013 e këtej ka bërë investime të mëdha në shtimin e kapaciteteve të saj, duke u bërë me gjithsej tri objekte.
Sot kjo fermë numëron rreth 450 krerë delesh dhe 150 viça, si dhe ferma tjerër me kapacitet prej 50 krerëve të lopëve qumështore. Tri fermat janë të ndërtuara në shpatijet kodrinore të fshatit që mundëson shfrytëzimin e kullotave mjaft të pasura, shkruan Reporteri.net.
Investitorë janë vetë djemtë e Safetes që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Pronarja e fermës Safete Koprani thotë se kjo fermë do të bëhet qendra e parë e mbarështimit të mështjerrave të linjes gjenetike për majmëri dhe do të jetë burim i vazhdueshëm i racës Limuzinë, për nevojat e fermës së tyre por edhe për fermerët tjerë që merren me majmërinë e viçave.
Plani i kësaj familje është që të rrisin numrin e viçave për majmëri deri në 500 krerë për periudhën prej tri viteve.