Lajme

Vetëvendosje sërish në Gjykatën Kushtetuese, për presidentin Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e presidentit.

Kështu thuhet në njotimin e lëshuar për media nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

“Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka dorëzuar me 5 maj, në Gjykatën Kushtetuese komentet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ato janë përgjigje ndaj komenteve të Presidentit Thaçi për shkeljen e rëndë, rrjedhimisht veprimet e tij antikushtetuese të datës 23 mars 2020”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e rënda të Presidentit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka dorëzuar me 5 maj, në Gjykatën Kushtetuese komentet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ato janë përgjigje ndaj komenteve të Presidentit Thaçi për shkeljen e rëndë, rrjedhimisht veprimet e tij antikushtetuese të datës 23 mars 2020.