Lajme

Vetëvendosje publikon rezultatin e referendumit për LDK-në

Në referendumin e mbajtur sot, 95.99 për qind e anëtarësisë së LVV’së ka votuar pro marrëveshjes me LDK’në për koalicionin qeveritar, raporton Kosova Post.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar rezultatet e referendumit të mbajtur sot brenda anëtarësisë së partisë, në të cilën është votuar nëse anëtarët e LVV’së e përkrahin ose jo marrëveshjen për formimin e Qeverisë me LDK’në.

Postimi i plotë:

MIRATOHET ME SHUMICË DËRRMUESE KOALICIONI LVV-LDK

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot sipas parimit “një anëtar-një votë”, baza e Lëvizjes VETËVENDOSJE! votoi me demokraci direkte për koalicionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si në vijim:

PËR: 95.99%

KUNDËR: 3.64%

Të pavlefshme: 0.37%

Ky rezultat dëshmon për vullnetin e madh e të palëkundur drejt ndryshimeve të domosdoshme në qeverisjen e vendit, në përputhje me besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Prishtinë, 02.02.2020

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm

Lëvizja VETËVENDOSJE!