Vetëvendosje mbyll fushatën me tubim në Prishtinë, Kurti: Mos na lini nën 500 mijë vota!
Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e së dielës në Kosovë, me një takim të madh në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të Albin Kurtit dhe partisë së tij.
Kryeministri Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të mos e lënë qeverinë e tij nën 500 mijë vota dhe e cilësoi 9 shkurtin si ditën e referendumit popullor.
“Ju kujtoj dhe ju lutem, mos na lini nën 500 mijë vota. Na duhen 500 mijë vota. Nuk ju kam lutur më herët, s’ju lus më vonë, aman mos na lini nën 500 mijë vota. Duam 500 mijë zemra, mos na lini vetëm, që të jenë 500 mijë vota kur të hapen kutitë mbrëmjen e të dielës”, bëri thirrje Kurti.