Vetëvendosje kundër “PANhajnisë”, kërkon zgjedhje
Lëvizja Vetëvendosje ka postuar në faqen e saj në Facebook përmes së cilës kërkon që të mbahen zgjedhjet në vend, derisa thotë se është kundër hajnisë së koalicionit PAN.
E për këtë çështje Vetëvendosje ka konfirmuar se nesër në ora 12:00 kryetari i saj Albin Kurti do të mbajë një konferencë për media, transmeton Koha.net.
“Nesër në orën 12:00 kryetari i Lëvizjes Albin Kurti do të mbajë një konferencë për shtyp, mbi situatën emergjente që është krijuar në vend, si pasojë e skandaleve korruptive dhe degradimit të shtetit”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.
Në foton e publikuar nga kjo parti thuhet, “Kundër PANhajnisë! Zgjedhje të reja”.