Vetaksident në rrugën Bilaç–Samolicë: Një person me lëndime të rënda
Në orët e pasdites së sotme, në rrugën që lidh fshatrat Bilaç dhe Samolicë ka ndodhur një vetaksident në komunikacion.
Sipas informacioneve të para dhe dëshmitarëve nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë erërat e forta, për shkak të të cilave drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka devijuar nga rruga.
Vetura e përfshirë në aksident ishte tip Golf 4 me targa vendore. Dëshmitarët raportojnë se drejtuesja e veturës, e cila udhëtonte e vetme, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje kanë dalë qytetarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar edhe ekipet përkatëse emergjente.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas njoftimeve zyrtare nga autoritetet/folonline