Lajme

Veselit i refuzohet kërkesa nga Specialja për lirim nga paraburgimi

Gjykata Speciale refuzoi kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e tij nga paraburgimi. Ben Emmerson kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej. Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Gjykatës dokumente me argumente duke kërkuar që Veseli të mos lirohej me arsyen se ekziston “një rrezik i vazhdueshëm për arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen nga Specialja për krime lufte.