Lajme

Veseli për 8 Mars pret ish-ushtaret e UÇK’së dhe policet e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka takuar për t’i uruar këtë festë ish-ushtaret e UÇK-së dhe policet e Kosovës.


Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se gratë e Kosovës sot janë krenaria jonë kudo në botë.

“Sot kisha nderin e veçantë t’i takoj bashkëluftëtaret e mia, ish ushtaret e UÇK-së, si dhe policet e Kosovës, për t’i uruar për 8 marsin. Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave të saj. Dhe, sot ato janë krenaria jonë kudo në botë ku flitet e dëgjohet emri i atdheut tonë”, ka shkruar kryeparlamentari.