Lajme

Veseli nënshkruan Paktin Kundër Korrupsionit: Thërret edhe liderët e partive tjera ta bëjnë të njëjten

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli vazhdon ta shtyj përpara agjendën e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai sot ka prezantuar Paktin Kundër Korrupsionit, me të cilin, i ka ftuar të gjitha partitë politike ta nënshkruajnë


Në një konferencë për media, Veseli ka thënë se “nuk është sekret që korrupsioni ka arritur nivele të larta në vendin tonë dhe po e dëmton shumë atë por lufta kundër korrupsionit është çështja më kritike në agjendën  e tij”.

Veseli tutje ka shtuar se ky fenomen, po i dëmton marrëdhëniet me aleatët e Kosovës, siç janë SHBA’të.

“Madje edhe partnerët tanë të rëndësishëm, sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimin për korrupsionin dhe nepotizmin në vendin tonë. Korrupsioni është një e keqe dhe madje dëmton marrëdhëniet tona me jashtë. Gjithça fillon me luftën kundër korrupsionit. Vetëm nëse zhvillojmë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ne mund të ndërtojmë një të ardhme për të rinjtë këtu”, ka thënë Veseli.

Pasi nënshkroi këtë pakt kundër korrupsionit, ka thënë se do t’ua dërgoj zyrtarisht secilit kryetar partie politike që garon në këto zgjedhje për ta nënshkruar të njëjtën.

“Unë i kam dëgjuar të gjithë liderët politikë në Kosovë që flasin se duhet luftuar korrupsionin, por pa ndërmarrë një veprim. Unë sot po propozoj një hap konkret të prekshëm. Boll me fjalë, qytetarët duan vepra. Kjo është arsyeja pse unë prezantoj sot Paktin Kundër Korrupsionit, dhjetë pika për të cilat, të gjithë liderët e partive mund dhe duhet të bien dakord, në mënyrë që të rinovojë besimin e publikut te politikanët, në mënyrë që të luftojmë me të vërtetë korrupsionin”, tha Veseli.