Veseli godet Haradinajn: Nuk na duhet as pushteti e as karriga, pa qenë Kosova partnere me SHBA-të
Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka lëshuar një deklaratë sot pas miratimit të platformës për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se Kosova pa partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), asnjërit nga politikanët kosovarë nuk i duhet pushteti e as karrika.
Veseli ju është drejtuar në këtë rast atyre që po i dëmtojnë marrëdhëniet me SHBAt’të, ku i vetmi që është kundër kërkesave të Departamentit të Shteti amerikan për pezullimin e taksës, është kryeministri Ramush Haradinaj.
Këtë mesazh ai e ka bërë edhe në drejtim të dy partive opozitare, VV dhe LDK, të cilat nuk po duan të marrin pjesë në dialogun me Serbinë
Kosova nuk mund të jetë shtet i fuqishëm pa qenë partnere me SHBA’të dhe BE’në, sipas tij askujt nuk duhet karrika dhe pushteti nëse këto dyja nuk i ka shteti i Kosovës, ka thënë Veseli.
“Thërras kolegët e opozitës që të bëhen pjesë e këtij procesi. Pjesëmarrja e tyre në procesin e ballafaqimit përfundimtar me Serbinë, i ndihmon vetëm Kosovës, nuk i ndihmon specifikisht luftës politike një partie të caktuar as për të fituar e as për të humbur. Kjo për arsye se pa Kosovën shtet sovran, pa Kosovën shtet të fuqishëm, pa Kosovën partner me SHBA-të dhe BE-në askujt, asnjërit nga nuk i duhet as pushteti e as karriga.”, tha Veseli.