Teknologji

Versioni iOS 13 i Iphone ka edhe gjuhën shqipe në tastierën e saj

Apple ka lansuar sistemin operativ të ri iOS 13 me shumë përditësime e aplikacione të reja.

iOS 13 tani i është shtuar në modë edhe ‘Dark’ si dhe aplikacione të përditësuara, si Apple Maps, Photos madje edhe ‘Reminders’ (lajmërimet).

Ndryshimet, krahasuar me versionin iOS 12, janë të mëdha por edhe kozmetike, transmeton koha.net.

Apple tani ka shtuar edhe gjuhën shqipe në tastierën e saj së bashku me 38 gjuhë tjera të reja.

Me iOS 13 është rregulluar edhe problemi i përdoruesve të IPKO-s në Kosovë me listën e kontakteve të tyre.

iOS 13 sipas ‘the verge’ është bërë duke u fokusuar më së shumti në përmirësimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të Apple.

‘Dark Mode’

‘Dark Mode’ prezanton një dukje të re dramatike për iPhone. Është dizajnuar për ta bërë çdo element në ekran më të lehtë për syrin e përdoruesve ndërsa është i integruar pa asnjë problem në të gjithë sistemin, sipas Apple.

Kjo metodë mund të përdoret shumë lehtë, thjesht nga qendra e kontrollit ‘Control Center’ apo edhe mund të lihet që të lansohet automatikisht gjatë natës.

Kamera dhe Fotot

Apple ka bërë përditësime të mëdha dhe fotografi. Tani pothuajse çdo efekt që përdoret për të edituar fotografitë, mund të përdoret edhe në video, përfshirë rrotullimin e saj e prerjen.

Në iOS 13 është shtuar edhe një efekt i ri i fotografimit, i quajtur ‘high-key mono’ apo foto monokromatike në portrete.

Apple Maps

Apple ka përditësuar edhe aplikacionin e saj të navigimit duke i shtuar harta 3D.

Aplikacioni ‘Reminders’ apo i përkujtimeve

Këtë aplikacion e ka rikrijuar krejtësisht, duke e bërë më të lehtë për përdorim e duke i shtuar edhe inteligjencën e ‘Sirit’ në të.

Car Play

Aplikacioni për navigacion në vetura, CarPlay po ashtu është thjeshtësuar në përdorim, e me pamje të re të rrugëve.

Sipas Apple, të gjitha aplikacionet e reja në iOS 13, janë rreth 2 herë më të shpejta se sa ishin më parë dhe do të jenë më të vogla në madhësi.

Më poshtë shikoni një video të shumicës së tipareve të reja të iOS 13: