Veprimtari nga Medvegja dhuron 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.
Muharrem Salihu, veprimtari i njohur medvegjas dhe drejtori i AFEDS (Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi) ka dhuruar 10 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Salihu këtë donacion e ka bërë përmes Forumit, që drejton, dhe se ky akt bamirës do të shkojë për familjet më të prekura nga tërmeti, të cilët ditët e fundit po i kalojnë nën akth dhe nën tenda.