Opinione

Nezir Kraki godet Brovinën : Flora Brovina është Enver Hoxhaj femer

Nga Nezir Kraki

– person që di shkrim lexim por që ka 20 vjet që paturpshëm i shërben bandave e krimit, atyre që nuk mundësuan as drejtësi, as dënime e madje as denoncime të dinjitetshme të krimeve që ndodhen në Kosovë.

– person që në 20 vitet e fundit në CV-në e saj e ka veç një përvojë pune: ARGAT i bandave politike. Argat i atyre që bëjnë foto e selfie me urdhëruesit e po atyre krimeve.

– person që edhe pse ka pasë kapacitet ta dallojë të zezen nga e bardha ka zgjedhë të rreshtohet me të zezën.

E tash, edhe pas 20 vjetëve, e pajtuar me rolin e saj sikurse Enveri me dosta, del kërkon drejtësi duke e dhunu çdo parim të privatësisë me të vetmin qëllim që të çojë ujë në mullirin e bandave të njejta për kisne nevojen e një gjykata te re.

Ikni more tuxharë të krimit dhe dhunues të dinjitetit njerëzor se e çuditët botën!
A nuk e vereni se jeni turpi i këtij vendi që e keni çoroditë deri n’asht?
A nuk mjaftoheni me krejt çka perfituat e morrët deri sot?

Dhunimet janë krime monstruoze por po aq monstruoze është përdorja e tyre në kalkulime të ulëta politike.
Gjithçka mund të pritet prej bandave por jo vullnet për drejtësi.