Bota

Kompleksi u shemb nga tërmeti, arrestohet ndërtuesi turk ndërsa përpiqej të ikte jashtë shtetit

Turqia ka arrestuar ndërtuesin Mehmet Yasar Coskun, ndërsa përpiqej të ikte jashtë vendit.

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, ai kishte ndërtuar kompleksin e madh Ronesans Rezidans në Hatay, i cili u shemb plotësisht në tërmetin e së hënës.

Struktura masive, e përfunduar në vitin 2013, ishte 12 kate e lartë, kishte 250 apartamente dhe vlerësohej se kishte strehuar 1000 njerëz në kohën kur u shemb.

Sipas Hurriyet, biznesmeni u arrestua në aeroportin e Stambollit, ishte rrugës për në Mal të Zi dhe kishte para me vete në momentin e arrestimit.