Vendoset gurthemeli në “Zonën Industriale” në Çukarkë
Kryetarja e komunës Preshevës s’bashku me zv.kryetarin Ragmi Mustafa, kryetarin e Kuvendit Agim Sabedinin dhe bashkëpunëtorë të tjerë vizituan punimet në zonën industriale në fshatin Çukarkë, transmeton MinistriaLajmeve
Njoftimi i plotë :
Sot vizituam Zonën Industriale në Çukarkë dhe zhvilluam takim me Ekipin e punës për menaxhimin e granteve ndërkombëtare posaçërisht në Zonën Industriale Çukarkë.
Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa, sot në mëngjes priti në takim ekipin e punës për menaxhim të granteve ndërkombëtare EU PRO+ në Zonës Industriale ku i informoi për zhvillimet dhe punimet që janë bërë dhe që do të mund tē bëhen në të ardhmen.
Pas këtij takim, z.Mustafa së bashku me kabinetin e tij dhe të Kryetares së komunës znj.Ardita Sinani, vizituan Zonën Industriale në fshatin Çukarë, ku dhe hodhën gurthemelin e parë bashkë me përfaqësuesit e UNOPS-it të Bashkimit Europian që kofinansojnë projektin në fazën e parë me gjashtëqindmij euro në fillet e punimeve. I tërë projekti në fazën e parë është kontrakfuar në vlerën njëqindekatërmbëdhjet milion dinarë me kompaninë ndërtimore vendore Saba Bellça.
Urime, qytetarëve të Preshevës, për këtê projekt gjigand. RM