Kryesore

Vendimi i Qeverisë Kurti e la preshevarin pa kryer detyrën e tij si stomatolog në Prishtinë

Rijad Xhemailit nga komuna e Preshevës i cili me profesion është stomatolog po iu pamundsohet ta kryejë punën e tij.

Kjo pasi nuk po u lejohet hyrja në Kosovë pa dozën e tretë të vaksinës kundër virusit Covid-19.

Ai tha se është dashur që të jetë në Prishtinë, por se për shkak të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, Xhemaili tha në emisionin “Frontal”, se nuk po mundet që ta kalojë kufirin.

“Unë është dashur që të jem në Prishtinë, por arsyeja që tash e kanë bërë me tri vaksina, ne shumë pak kohë i kemi marrë dy vaksinat e para dhe tash nuk mundemi me i marrë të tretat për shkak të kohës se nuk i kemi bërë gjashtë muaj”, deklaroi ai.

Shqiptari nga Lugina tha se ai në Prishtinë studion dhe punon.

“Normal neve na duhet patjetër me qenë dhe rregullisht vijmë atje, por shkaku i vaksinës këtë javë nuk kemi mundur që të hymë. Atje studiojmë dhe punojmë”, tha ai,

Më tutje, ai deklaroi se ka provuar që ta kalojë kufirin por se një gjë e tillë nuk është lejuar nga zyrtarët kufitar.

“Për besë nuk e di. Po presim ndoshta e merr ndonjë vendim Qeveria. Ne kemi provuar dhe kemi qenë deri në kufi me pa a është i vërtet ky lajm por na kanë thënë që për shkak të vaksinës nuk mundemi me hy në territorin e Kosovës”, ka thënë ai.