Vendim i prerë i LDK-së: Nëse s’plotësohen kushtet, nuk ka koalicion me VV-në!
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë ku pikë kryesore të diskutimit kishte marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen “Vetëvendosje”.
Burime të “Indeksonline”, brenda kësaj mbledhje, thonë se partia e Isa Mustafës ka marrë një vendim të pakthyeshëm.
Kësisoj, në rast se subjekti i Albin Kurtit nuk i pranon kushtet e LDK-së, atëherë nuk do të futen në koalicion.
Njëri prej kushteve që duhet të plotësohet padyshim se është posti i presidentit të Republikës.
Derisa për ndarjen e ministrive dy partitë janë pajtuar që dikasteret të ndahen në 5 me 5.