Vëllezërit nga Kosova bëjnë gjestin emocionues, dhurojnë 180 mijë franga për të prekurit nga tërmeti
Dy vëllezër nga Kosova kanë bërë një gjest mjaft emocionues, duke dhuruar një shumë të madhe për të prekurit nga tërmeti.
Ata kanë bërë me dije se do të dhurojnë 180 mijë franga për familjet në nevojë në Thumanë.
Ky lajm është bërë i ditur nga emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ të Elvis Naçit dhe Sidrit Bejlerit, ku shumë shqiptarë kanë dhuruar para për të ndihmuar.
Ndërkaq, shumë qytetarë shqiptarë po ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.
Kontribuesit janë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Itali etj. Elvis Naçi tha se do të nisë ndihma nga banorët, të cilëve iu kanë humbur të afërmit.
Thumana ishte një ndër vendet që u prek më së shumti nga tërmeti, ku humbën jetën shumë njerëz dhe u shkatërruan plot banesa.