Veli Mustafa zgjedhet kryetar i degës së APN-së për Preshevë
Sot në ora 11:00 në selinë e Kuvendit Komunal u mbajtën zgjedhjet e kuvendit të Alternativës për Ndryshim dega në Preshevë, transmeton Ministrialajmeve.com
Pikat e rendit të ditës pët këtë kuvend ishin :
Zgjedhja e Kuvendit themelues të degës së APN-së në Preshevë
Zgjedhja e Kryesisë së degës së APN-së në Preshevë
Zgjedhja e Kryerit të degës së APN-së në Preshevë.
Zgkedhja e Nënkryetarëve dhe Sekretarit të degës së APN-së në Preshevë
Sipas informacioneve që ka siguruar Ministria Lajmeve, zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe demokratike ku si rezultat i kësaj është struktuar subjekti i Alternativës për Ndryshim dega në Preshevë, me Kryetar të ri Veli Mustafën, ndërsa nënkryetare Dëshira Kameberi dhe Bjondina Mehmeti kurse sektretare e degës është zgjedhur Mimoza Saqipi./ministrialajmeve.com