Vdesin edhe 2 të infektuar me koronavirus në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe dy viktima të COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID)”, thuhet në postimin e IKSHPK-së.