Vdes në spital mjeku që paralajmëroi koronavirusin
Li Wenliang, doktori kinez që ka nisur paralajmërimet e para për koronavirusin e ti, ka vdekur nga po kjo sëmundje, kanë thënë mediat kineze.
Wenliang ka qenë duke punuar në Spitalin Qendror të Vuhanit kur ka bërë këto njoftime më 30 dhjetor.
Policia më pas ka vizituar atë për t’i thënë që të ndalet, teksa autoritetet kanë tentuar të mabjnë të fshehtë virusin.
Deri më tani nga shpërndarja e koronavirusit kanë vdekur më shumë se 560 persona dhe janë infektuar më shumë se 28,000 të tjerë në Kinë.
Koronavirusi shkakton probleme të rënda me frymëmarrjen dhe disa nga simptomat janë kollë dhe temperaturë.
Ndërkohë, Kina ka marrë masa të tjera teksa tenton të parandalojë shpërndarjen e virusit.
Pekini ka ndaluar organizimin e drekave dhe darkave në grupe, ndërsa në Hangzhou dhe Nançang janë duke përcaktuar se sa anëtarë të familjes mund të largohen nga shtëpia brenda ditës.
Provinca Hubei, që është prekur më së keqi nga virusi, ka bllokuar funksionimin e ashensorëve, për të dekurajtuar daljen e banorëve nga banesat. /Opinion.al/ministrialajmeve.com