Vdes Ardian Kelmendi, menaxheri i Tiks.app
Ardian Kelmendi, menaxheri i kompanisë Tiks.app – e cila bën shitjen e biletave për ndeshjet e ekipit kombëtar të Kosovës – ka vdekur sot, raporton Gazeta Express.
Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i tij, nënkryetari i klubit të hendbollit të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, Edi Kolgeci.
Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por mendohet të kenë qenë disa komplikime shëndetësore.
Kelmendi ishte në krye të kompanisë e cila menaxhon shitjen online të biletave për ndeshjet e Kosovës kur luan si vendase.