Vazhdojnë vizitat, delegaconi kosovarë takon K.K të Preshevës Sami Salihun
Delegacioni kosovarë i përbërë nga disa deputet nga parlamenti i Kosovës, gjatë ditës së djeshme ishin në vizitë në komunën e Bujanocit.
Deputetët kosovarë, zhvilluan takime me Këshillin Kombëtar Shqiptar, gjithashtu edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin dhe kryetarin e opozitës shqiptare atje, Nagip Arifin.
Pas këtyre delagacioni i deputetëve të Kosovës, sot kanë vazhduar vizitat në komunën e Preshevës, ku dhe janë takuar me kryetarin e Kuvendit të komunës së Preshevës Sami Salihun.
Salihu në një postim në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi më deputetët kosovar, si dhe këtë takim e quajti si takim në “Parkun e Paqes”.