Vazhdojnë protestat në Luginë, kësaj radhe në qytetin e Preshevës
Vazhdojnë protestat paqësore në Luginë. Kësaj radhe protesta do të mbahen në qytetin e Preshevës, transmeton MinistriaLajmeve.
Protesta do të mbahet më datë 23.09.2024 kështu thuhet në njofimin e organizatorëve.
Më posht mund ta lexoni postimin e plotë e kryetarit tê Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiut:
Ashtu siç kishim paralajmëruar, protestat do të vazhdojnë.
Kësaj radhe në Preshevë organizojmë marshin “Për Identitet dhe Dinjitet”.
Nisja nga stadiumi i qytetit dhe vazhdojmë deri tek qendra e qytetit të Preshevës.
Ia kemi borxh fëmijëve të fëmijëve tanë!