Vatikani konfirmon rastin e parë të coronavirusit
Qyteti i Vatikanit ka konfirmuar se një pacient në shërbimet e tij shëndetësore u testua pozitiv nga coronavirusi.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi Matteo Bruni, tha se shërbimet ambulatore në klinikat e Vatikanit janë pezulluar në mënyrë që të “pastrohet” zona.
Bruni shtoi se shërbimet e urgjencës do të jenë në funksion dhe Vatikani tashmë ka njoftuar autoritetet shëndetësore italiane.
Vatikani ka raportuar se Papa Françesku nuk është i infektuar me coronavirus, por vetëm me ftohje të lehtë.
Italia mbetet qendra e shpërthimit të coronavirusit në Evropë, veçanërisht në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos, ndërsa deri më tani 148 persona kanë vdekur