Lajme

Vasfije Krasniqi-Goodman shpërthen në lot në fjalimin e saj para Kuvendit të Kosovës

Me rastin e Ditës së Gruas, Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj seance, deputetëve u është drejtuar me një fjalim Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është viktimë e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Krasniqi – Goodman tha se është turp për shtetin e për shoqërinë se me çka po na viktimizoni neve vajzave e grave të cilat kanë qenë pjesë e kësaj torture.
“Duhet me ju ardhë turp gjithë shoqërise se me çka po na viktimizoni neve. Ne po dëshirojmë me na mbështetë shteti, se çka na ka ndodhë neve ka qenë krim i luftës e ju nuk ishit aty me na mbrojt”, ka thënë Krasniqi-Goodman.

Ndryshe, Vasfija tha se kishte dëgjuar edhe fjalë se kinse ajo e ka më të lehtë për shkak se bashkëshorti i saj është amerikan, por është vëllau i saj që ballafaqohet çdo ditë me lajme të tilla.

“Po me të vërtet e kam burrin amerikan sepse më ka përkrahur në gjithçka, por mos harroni se vllau im është këtu qe ballafaqohet me gjithçka.

Ajo ka kërkuar që t’iu ndihmojnë të gjitha viktimave të dhunës seksuale, teksa thotë se qe 20 vite shteti nuk na ka dalë në ndihmë por vullneti dhe dëshira e Vasfijes për drejtësi nuk do të ndalet kurrë.

“Duheni të ndryshoni se qe 20 boll ju kemi duru, se nuk ju falem me tepër. Ju lutem t’i merrni me seriozitet rastet e dhunimit te luftës, dënimet e të gjitha çka kanë të bëjnë për të luftar gjithmonë drejtësi

Vasfije Krasniqi-Goodman, është përlotur gjatë fjalimit që po mban në Kuvendin e Kosovës. Krasniqi shpërtheu në lot teksa po fliste se shumë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë përballen me mospërkrahje familjare, e ofendime.

Tha se edhe nga foltorja e Kuvendit, këto gra kanë marrë ofendime.

“Por ndjehem shumë keq kur e di që familjarë nuk i mbrojnë nuk i përkrahin, ju thonë fjalë që unë këtu nuk mund t’i përmendi ato fjalë se me çka ballafaqohen ato. Edhe pse prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lëndu neve viktimave shumë”, tha Krasniqi teksa shpërtheu në lot.