Bota

Varianti Delta i koronavirusit është regjistruar në rreth 100 vende të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në rreth 100 vende dhe rajone është regjistruar varianti Delta i koronavirusit i cili për herë të parë është shfaqur në Indi.

Sipas lajmit të rrjetit global televiziv të Kinës (CGTN), drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë paralajmëroi se varianti Delta transmetohet shumë më lehtë dhe i njëjti është përhapur në të paktën 98 vende.

Ai shtoi se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në vendet me normë të ulët dhe të lartë të vaksinimit. Ghebreyesus tha se varianti Delta është i “rrezikshëm” dhe se vazhdon të zhvillohet dhe të pësojë mutacion./AA/