Valon Syla: “Këta të Maqedonisë janë më të kqi, s’ka ma të kqi se ta”
Gazetari, Valon Syla, i shumë komentuari ditëve të fundit për shkrimin e tij ofendues ndaj shqiptarëve në diasporë sot në emisionin debativ “Debat Plus” ka komentuar për sulmin ndaj tij dhe mes tjerash kur ka përmendur kërcënimet përmes mesazheve në tel, ai ka cekur se “Këta të Maqedonisë janë mat tkqij, ska mat kqij se kta”.
Gazetari Valon Syla në “Debat Plus” ka zbuluar detaje për sulmin që është bërë ndaj tij pak ditë më parë derisa po ecte rrugës.
Syla tha se sulmi ishte i organizuar dhe ai ishte munduar ta evitojë sa më shumë që të jetë e mundur një përplasje fizike.
Gazetari tregon se fillimisht sulmuesi e ka pyetur “a je ti Valon Syla?”, e më pas e kishte kapur për krahu dhe e ka goditur.
“Zakonisht mërgimtarët me ftojnë për kafe për të diskutuar këto gjëra që nuk pajtohemi, por nuk ka ndodhur që të më sulmojnë”, tha ai.
Zv.ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Bekim Brestovci i cili është edhe afarist nga mërgata shqiptare ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Brestovci në “Debat Plus” thotë se i gjithë populli është një dhe ndarja Kosovë e Diasporë është e pavend.
“Ne kemi pasur fatin e zi që situata politik na ka larguar jashtë vendit. Mirëpo termi diasporë këtyre të ikurve gjatë viteve të 90 nuk iu përshtatet aspak. Diasporë do të thotë “farë e humbur”. Farë e humbur mund të trajtohet vetëm diaspora e ikur në mënyrë të dhunshme në Turqi, por jo edhe të tjerët që kanë ruajtur lidhjet me vendin vazhdimisht. Lidhjet nuk janë shkëputur asnjëherë”, tha ai.