Valon Arifi: “Tirana e Prishtina nuk mundë të ua mbulojn dështimet liderëve lokal të Luginës”
Aktivisti për të drejtat e njeriut ka qenë shumë kritik ndaj spektrit politikë ne Luginë të Preshevës të cilët ditëve të fundit kanë qenë shumë të zëshëm kundër qeverive të Kosovës e Shqipërise per “moskujdesin ndaj shqiptarëve atje” në këto kohë pandemie.
Valon Arifi është deklaruar se disa akter politikë te Luginës së Preshevës po duan që dështimet e tyre të përgjithshme ti mbulojn me ankesa te paqëndrueshme ndaj Prishtinës e Tiranës zyrtare.
“Janë jo të drejta e jo reale ato që ditëve të fundit janë shkuar e përfolur në mediat Kosovare e Shqiptarè përgjithësi. Presheva e Bujanoci janë ndër Komunat me më së paku të infektuar,rrespektivisht Presheva asnje e Bujanoci me tre.” ka theksuar Arifi.
Falë ndërgjegjshmëris së qytetarëve të cilët po rrespektojn të gjtha udhëzimet nga OBSH e që po transmetohen nga të gjitha mediat lokale e rajonale këto komuna ngelet ndër më të paprekurat në rajon është shprehur Arifi.
Ndryshe aktivisti Valon Arifi ka thënë se në Preshevë po keqpërdoret kriza për propaganda politike derisa thekson se pas kësaj krize po përgaditen edhe ankesa për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndarjes se ndihmave për familjet në nevoj në Komunen e Presheves.
“Ajo që po vërehet në këto kohë është propaganda politike nga drejtues të ndryshëm te institucioneve tona lokale sikur dhe shkelje të drejpërdrejta të dinjitetit njerzor gjatë ndarjes se ndihmave sociale për familjet në nevoje dhe kjo nuk po na vjen as nga Beogradi e as nga Prishtina e Tirana,por këtë po ia bëjm vetvetes” ka thënë Valon Arifi nga Presheva