FutbollSporti

Valencia befason Chelsean në shtëpi, kurse ndahen në paqe Dortmundi e Barça

Valencia ka befasuar Chelsean në Stamford Bridge në xhiron e parë të Grupit H në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 0 me 1.Të vetmin gol e shënoi Rodrigo në minutën e 74-të.Ross Barkley pati rastin më të mirë për Chelsean, por gjuajtja e tij nga penaltia u ndal nga shtylla.

Ndërsa, Dortmundi dhe Barcelona kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë të Grupit F në ligën e Kampionëve.Vendasit patën më shumë raste në ndeshje, ndërsa më të mirin e pati Marco Reus, por që s’u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 57-të.

Gjuajtja e tij u prit me sukses nga Marc-Andre ter Stegen.Te Barça në këtë ndeshje u rikthye nga lëndimi Lionel Messi. Ai u inkuadrua në minutën e 59-të në vend të Ansu Fatit.