Ushtruesi i detyrës i kryetarit të BFI-së i afërt me Rexhepin dhe BDI’në e Ali Ahmetit
Sipas burimeve të BFI-së, Efendi Shakir Fetahu, myftiu nga Gostivari është njeri i besuar i Sulejman Rexhepit dhe që të dy janë të afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim.
Ndryshimi i Reisit erdhi për shkak të skandalit të publikuar në mediume për keqpërdorimet në BFI dhe martesës së tij me nënkryetaren e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Studeniçan e cila është 50 vite më e re. Babai i vajzës tashmë grua e Reisit, është gjithashtu zyrtar lokal i Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetar i degës në Draçevë.
Tërheqja e Rexhepit nga pozita thuhet se është për ta larguar turpin mes besimtarëve dhe të parandalojë çdo histori skandaloze të mëtejshme.
Ndërkaq Reisi i ri nga Gostivari është vëllai i profesorit të Universitetit të Tetovës Milaim Fetahu, ish anëtar i AVMS i sugjeruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tani në listën e ambasadorëve për në Kroaci, në listën e qeverisë si propozim i Bashkimit Demokratik për Integrim./fol.mk