Ushtria izraelite fillon sulm ajror në Rripin e Gazës
Hamas lëshon 250 raketa në territorin e Izraelt, IDF bombardon 120 bjektiva në Gaza, duke përfshirë edhe tunelin e sulmit.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria e Izraelit shkruhet: “filluam sulme ajrore ndaj objektivave të Hamasit dhe Xhihadit Islam në Gazë”.
Bëhet e ditur se sulmi është filluar si kundërpërgjigje për rreth 250 raketat e hedhura sot nga Gaza në Izrael.
Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se në rajonet izraelite në afërsi të Rripit të Gazës vazhdojnë të bien raketa dhe herë pas here bien sirenat.
Kurse në median lokale u bë e ditur se nga Gaza sot janë hedhur mbi 100 raketa dhe një pjesë e madhe e tyre u asgjësuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit “Kupola e Hekurt”.
Në media u theksua gjithashtu se njëra prej raketave goditi një shtëpi në rajonin Eshkol në vijën kufitare me Gazën, por nuk pati të lënduar ndër ata që ndodheshin në shtëpi.