“Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më modern në rajon”
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka bërë me dije se qeveria me vënien e taksës nuk i ka bllokuar produktet serbe.
Ai për televizionin publik ka veçuar edhe marrëdhëniet Kosovë-SHBA i cili tha se Kosova nuk ka prishur kurrfarë marrëdhënie me SHBA-në sepse siç thotë ai ata janë miqtë e Kosovës.
Haradinaj po ashtu ka theksuar se Kosova po forcon ushtrinë më armatim të sofistikuar.
“Ne i kemi taksu produktet serbe dhe nuk i kemi blloku. Ne nuk e kemi blloku kufirin. Pikërisht SHBA-ja qet tarifa dhe taksa. Qëllimi kryesor i taksës është njohja nga Serbia. Ne një ditë do të arrijmë marrëveshje me Serbisë, prandaj taksa nuk është e përjetshme. Edhe serbët janë lodhur dhe po kërkojnë zgjidhje. Ka pakënaqësi të mëdha. Është absolutisht e pavërtetë që ne i kemi prish marrëdhenit me SHBA-në, sepse kemi miq të shumtë atje. Ne do ta forcojmë ushtrinë me armatimin me të sofistikuar, sepse do të na ndihmojnë miqtë tanë. Nëse fqinjtë tanë marrin armatim të ndryshkur nga Rusia, kurse ne kemi dhe do ta kemi armatimin modern nga SHBA-të”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik