Shqipëri

Ushqimet shqiptare, pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit

Është bërë e ditur se gastronomia shqiptare tashmë është pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit. Fushata e promovimit on line të kulinarisë nga Organizata Botërore e Turizmit ka nisur në muajin prill, ndërkohë që vendet po përballen me situatën e izolimit të shkaktuar nga koronavirusi. Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar, përcjell albinfo.ch.Sot është publikuar një Video promovuese nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi; “Gastronomia shqiptare tipike dhe unike, vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare”-shkruan ministri.

Fushata e promovimit online të kulinarisë nga Organizata Botërore e Turizmit ka nisur në muajin prill, ndërkohë që vendet po përballen me situatën e izolimit të shkaktuar nga koronavirusi. Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar.Turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë, ushqimet tona tradicionale i pëlqejnë shumë dhe janë një ndër gjërat e para në listën e të preferuarave prej tyre nga Shqipëria përveç bukurive natyrore.Kuzhina tradicionale shqiptare ka një shumëllojshmëri shijesh dhe ka një menu mesdhetare ku nuk mungojnë bulmetrat, vaji i ullirit, prodhimet e tokës dhe ato të detit.Shqipëria aderon në Organizatën Botërore të Gastronomisë nga viti 1993.